Probleme në Brazil përpara fillimit të kupës së botës
Kur edhe pak ditë na ndajnë nga starti i kupës së botës nuk shuhen problemet në vendin mikpritës të këtij evenimenti Brazil.Greva e punonjësve të transportit publik të cilët kërkojnë rritje me 10 % të pagës së tyre ka degjeneruar në përplasje më forcat e rendit.Forcat policore përdorën gaz lot sjellës dhe shkopat e gomës për të shuar protestën por diçka e tillë nuk ndodhi.
Greva e punonjësve të transportit publik ka paralizuar ¾ e lëvizjes në qytetin e Sao PaolosNjë tjetër raund i negociatave rezultoi i dështuar dhe greva e punëtorëve do të vazhdojë. Kjo situatë mund të ketë ndikim të drejt për drejtë në kupën e botë, pasi me turistët e shumtë që pritet të udhëtojnë drejt Brazilit pezullimi i lëvizjeve me mjetet publike do të sjellë një kaos të vërtetë përsa i përket spostimeve të tifozëve sidomos kur bëhet fjalë për një qytet metropol si Sao Paolo.
Situata është mjaft problematike kur më 12 qershor takimi hapës i këtij botërori do të zhvillohet pikërisht në Arena Corinthias të Sao paolos, gjithsesi Federata ndërkombëtare e futbollist është shprehur e qetë dhe më besim të plotë se autoritetet braziliane do të jenë plotësisht në gjendje të përballojnë këtë eveniment madhështor.