Joakim Lëv: Lahm përshtatet në çdo rol që i caktoj

Trajneri i Kombëtares gjermane ka folur për modulin e lojës që mund të luajë në Botëror. Ai thekson se një futbollist si Lahm mund të mbulojë pa frikë disa role në fushë dhe kjo është një gjë pozitive për Gjermaninë."Ka shumë efekt mbrojtja me katër mbrojtës qendre. Në Brazil, nganjëherë nuk është e nevojshme që mbrojtësit e krahut të lëvizin në mënyrë kontante nga mbrojtja në sulm. Dhe kjo është një masë mbrojtëse e nevojshme. Mbase ky është një opsion i mirë për në Brazil, duke iu përshtatur temperaturave.Pozicioni i Lahmit si mesfushor është gjithmonë një variant. Ai është një futbollist që luan kudo. Në krah apo në mesfushë janë dy mundësi të konsiderueshme, por do ta vendosim në javën e ardhshme. Ishte e rëndësishme që Philipp të luajë në mesfushë. Bastian Schweinsteiger dhe Sami Khedira nuk janë akoma në maksimumin e forcave të tyre, kështu që kemi një "gërricje" të vogël. Jerome Boateng mund të luajë gjithashtu në të djathtë. " tha Joakim Lëv