Joakim Lëv: Më vjen keq për Rojs, ishte në formë të mirë
Trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv ka folur për dëmtimin dhe mungesën e Marko Rojs në Botërorin e Brazilit. Ai u shpreh se Rojs është një humbje e madhe që do të mungojë në Botëror."Për ne dhe për të kjo është totalisht për të ardhur keq. Marco ishte në formë fantastike, ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme në kampin stërvitor dhe në dy ndeshjet kundër Kamerunit dhe Armenisë.Vendosëm Shkodran Mustafin si lojtarin e 23-të, sepse nuk mendoj se Marco Reus mund të zëvendësohet një për një. Cilësitë tona në pozicionet pas sulmuesit janë të larta. Aty kemi Lukas Podolskin, André Schürrlen, Mario Götzen, Thomas Müllerin, Mesut Özilin, Julian Draxlerin dhe Toni Kroosin, plot alternativa. Ja pse vendosëm për një opsion tjetër në repartin defensiv. Shkodrani na ka impresionuar në kampin stërvitor, është në formë, kemi besim tek ai. E dimë se mund të mbështetemi tek ai 100%." -deklaroi Joakim Lëv