Milan, njëri mes Kaka'-s dhe Keisuke Hondës është i tepërt
Njëri mes Kaka’s dhe Keisuke Hondas do të largohet nga Milani. Sipas medieve italiane njëri mes të dyve nuk do të jetë më ojesë e kuq e zinjve sezonin e ardhshëm. Arsyet janë kryesisht ekonomike me japonezin më praanë largimit se sa braziliani. Honda përfiton 2.7 milion euro në sezon tek Milani dhe pas një paraqitjeje jo të mirë nën drejtimin e Seedorf klubi milanez po mendon të heqë dorë prej futbollistit të kombëtares së Zaccheronit.
Nga ana tjetër Ricky Kaka’ ka shprehur dëshirën për tu larguar drejt MLS ku e pret klubi i Orlando City-t dhe nëse diçka e tillë ndodh atëherë Honda me shumë mundësi nuk do të lëvizë nga Milano. Një tjetër lojtar që është shumë pranë largimit nga kuq e zinjtë është edhe kolumbiani Christian Zapata.
Ndërkohë javën që vjen pritet të kompletohet edhe kalimi i Jeremy Menez tek klubi i Milanit. Raportohet se francezi do të zbarkojë në " Milanello " për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën mbi kontratën e re me klubin 7 herë kampion të Europës