Rodrigo Palasio nuk është ende gati për Botërorin
Sulmuesi i Interit, Rodrigo Palasio mund të mos jete i gatshem në takimin e parë të Botërorit, që ekipi i tij Argjentina do të luajë ndaj Bosnjës. Lojtari pësoi një dëmtim në kaviljen e djathë në takimin ndaj Trinidad Tobagos dhe mund të mungojë disa ditë.Pritet që sulmuesi i Interit t’u nënshtrohet kontrolleve specifike për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Por frika është e madhe se ai nuk do të jetë gati që të luajë në përballjen e parë të Botërorit.Palasio nuk është një nga lojtarët titullarë të ekipit pasi emra si Messi, Aguero, ose Higuain vështirë të ulen në stol, por sulmuesi i Interit ka besimin e trajnerit Sabeja. Ky i fundit ka shprehur shqetësimin për gjendjen e lojtarit, të cilit mund t’i duhen më shumë se 10 ditë të shërohet.