Runi: Jam gati për Botërorin, me Starixh formojmë një dyshe të frikshme
Sulmuesi i Kombëtares angleze, Uejn Runi ka folur përpara sfidës miqësore që Anglia do të përballet sot në mbrëmje kundër Hondurasit. Ai ka theksuar se është gati për startin e Botërorit dhe madje do dëshironte që ta tregonte veten e tij që në miqësoren e sotme.“Jam i gatshëm për të luajtur dhe shpresoj që të jem në fushë sot ndaj Hondurasit pasi do të më ndihmonte shumë kjo ndeshje për vazhdimësi në Botëror. Jam stërvitur shumë dhe s’kam asnjë dëmtim ose problem tjetër që mund të më ndalë." -tha RuniSulmuesi i Mançsterit u ndal pak edhe te partneri i tij në sulmin e kombëtares, Daniel Starixh. “Daniel është një lojtar fantastik. Mund të shënoj nga çdo pozitë sikur bëri në ‘Uembli’. Ne jemi stërvitur shumë këto kohë bashkë dhe uroj që në Botëror të na përcjellë një formë e mirë. Megjithëse, sa herë jemi në fushë bashkë, njëri nga ne shënon gol.”-deklaroi Runi