Reali Madridi kërkon Verratin dhe Ramires

Marco Verrati dhe Ramires janë dy objektivat më të fundit të Realit të Madridit. Trajneri Ancelotti ka një lidhje të ngushtë me të dy këta futbollsitë. Ishte pikërisht italiani që e kërkoi Ramires tek Chelsea kur drejtonte londinezët ndërsa Verrati u transferua nga Pescara tek PSG në kohën kur Ancelotti ishte tekniku i skuadrës pariziene.

Verrati edhe më parë është kërkuar nga Reali dhe me sa duket madrilenët po vazhdojnë të këmbëngulin për mesfushorin 21 vjeçar. Një tjetër faktor që mund ta favorizojë klubin spanjoll është vlerësimi i madh që Verrati ka për Carlo Ancelotti. Edhe Ramires është shprehur i gatshëm të transferohet në Madrid për të qënë sërish nën urdhrat e teknikut nga Reggiolo.

Akoma të nxhehta janë pistat që të dërgojnë tek sulmuesi i Liverpoolit Luis Suarez por edhe tek francezi i Juventusit Paul Pogba. Të dy këta futbollsitë kërkohen prej kohësh nga trajneri i madrilenëve Ancelotti dhe nëse kato objektiva arrihen atëherë do të bëhet pothuajse e pa mundur për këdo që kërkon të ndalë hapin e madilenëve.