Berlusconi: Inzagi është i urritur për fitore

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka folur për trajnerin e ri të Milanit, Pipo Inzagin duke theksuar se ka bërë zgjedhjen e duhur që i ka besuar atij stolin kuqezi. Ai dëshiron që Inzagi të krijojë një ekip të denjë dhe konkurues. Berlusconi gjithashtu ka folur dhe për merkaton që mund të bëjë Milani duke theksuar se dëshiron një ekip të fortë për të ardhmen."Inzagin e kam parë shumë të përqëndruar, mendoj se është i urritur për të fituar dhe këtë do ta bëjë duke qenë në krye të Milanit. Dua që ai të krijojë një ekip konkurues si në kampionat, ashtu edhe në Europë, gjithashtu që të na argëtojë kur ta shohim duke luajtur." -tha Berlusconi.Presidenti u ndal edhe tek largimi i trajnerit Sedorf si dhe te merkato e skuadrës. " Për Sedorf nuk kam se çfarë të them, ne tani shohim përpara dhe nuk mendojmë për ato që lamë pas. Shpresojmë që vendimi që morëm për Inzagin të jetë i duhuri." -shtoi presidenti."Baloteli besoj se do të qëndrojë me ne, por duhet të mësojë të bëjë rolin e sulmuesit dhe jo të tërhiqet mbrapa. Detyrën kryesore për të shënuar gola e ka vetëm ai. Sezonin që vjen ne do të nisim një cikël të ri. Do të përpiqemi ta mbështesim strategjinë e klubit te talentet e rinj të cilët i kemi me bollëk edhe tek skuadra e të rinjve. Milani është Milani dhe ne duhet të kthehemi sa më shpejt për të qenë protagonistë si na kampionat ashtu edhe në europë." -deklaroi Berlusconi.