Arsenal, gati 20 milion euro për Insigne

Arsenal është në kërkim të një sulmuesi për të përforcuar ekipin në këtë merkato vere. Drejtuesit e ekipit londinez, së fundmi kanë hedhur sytë nga Italia. Sipas mediave britanike, Arsenal po monitoron nga afër sulmuesin e Napolit, Lorenco Insigne, i cili është edhe pjesë e Kombëtares italiane në Botërorin e Brazilit.Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger do ta shikojë me kujdes performancën e Insignes në Botëror dhe më pas do të vendosë. Për të shkuar te Insigne, Arsenal ka përgatitur një ofertë prej 20 milion eurosh.Objektiv tjetër pës sulmin e Arsenal është dhe Alvaro Marota i Real Madridit, por drejtuesit madrilenë kërkojnë plot 30 milion euro për ta lënë të lirë sulmuesin, dhe nisur nga kjo ata janë kthyer nga Insigne i cili shihet si përforcimi ideal për skuadrën e "topçinjëve".