Lukaku: Do të largohem nga Chelsea
Romelu Lukaku ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së verës. Sulmuesi ende nuk e ka kaluar asnjë sezon në Stamford Bridge pas transferimit nga Anderlecht më 2011, ndërkohë që është huazuar dy herë te West Bromwich Albion dhe Everton duke zhvilluar paraqitje të shkëlqyera. Edhe pse shënoi 15 gola në Premierligë në Goodison Park në sezonin e fundit, Chelsea është pranë blerjes së goleadorit të Atletico Madridit, Diego Costa duke e dërguar sërish sulmuesin belg në merakto.21-vjeçari është shprehur se do të mundohet të lërë përshtypje të mira te "shumë klube" që janë të interesuara për shërbimet e tij, duke udhëhequr sulmin e Belgjikës në Kampionatin botëror në Brazil.
"Ju e njihni Chelsean, cdo vit ata blejnë nga një sulmues të ri", tha Lukaku para gazetarëve."Më kujtohet kur erdha në dhomat e zhveshjes vitin e kaluar dhe takova Samuel Eto'on dhe Demba Ban: 'Wow, çfarë po ndodh këtu?'. Por, nuk ka problem. Shumë klube janë të interesuara për mua. Në këtë fazë më duhet të kujdesem për veten. Ata do të largojnë shumë lojtarë dhe ndoshta edhe unë do të jem njëri prej tyre", u shpreh ai.Për sulmuesine fuqishëm janë të interesuara shumë skuadra ku Juventus, Totenhem dhe Everton janë më të interesuarat. Ndërkohë që blutë e Londrës vec Diego Kostës janë në kërkim edhe të Ezekuel Lavecit, Mario Balotelit dhe Mario Madzukic.