Siqueira te Atletiko Madrid, Felipe Luis drejt Chelseat

Atletiko Madrid ka konfirmuar mesditën e sotme se ka transferuar në Madrid, mbrojtësin brazilian Guilherme Siqueira nga Granda, që sezonin e e kaluar ishte i huazuar te finalistët e Europa League, Benfika.Atletiko ka njoftuar se braziliani sapo të përfundojë testet mjekësore do të nënshkruajë një kontratë 4 vjeçare me ekipin e drejtur nga Simeone. Siqueira kishte një kontratë me Grandan deri në vitin 2017, dhe nëse një ekip dëshironte shërbimet e tij duhet të paguante 25 milion euro, por operacioni i transferimit të tij te Atletiko, u përmbyll me 10 milionë euro.Mbrojtës i majtë 28 vjeçar luan në të njëjtin rol si bashkëatdhetari i tij Felipe Luiz, i cili me shumë mundësi do të largohet te skuadra londineze e Chelseat, pasi Mourinho po e kërkon me ngulm për të zvëndësuar Eshli Kol.