Del Boske i shqetësuar: Disa lojtarë nuk janë gati për ndeshjen e parë me Hollandën

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Visente Del Boske nuk është ende i bindur nëse gjendja e skuadrës së tij është më e mira. Trajneri pranon se do testojë titullarët e tij në miqësoren e fundit kundër El Salvador dhe më pas do të mendojë për formacionin që do të hedhë në fushë ndeshjen e parë të Botërorit përballë Hollandës."Ka disa lojtarë që më shqetësojnë tani në prag Botërori. Diego Kosta po stërvitet mirë dhe unë do e provoj në miqësoren e fundit për të parë përfundimisht gjendjen e tij. Navas më tremb ende pasi nuk është gati. Nga këto miqësore të fundit kam marrë disa përgjigje, por e them se jam i shqetësuar për ndeshjen e parë kundër Hollandës pasi është një ndeshje që duhet fituar nëse duhet të kemi vazhdimësi.Të debutosh me favoriten tjetër të grupit nuk do jetë e lehtë, sepse sfida e parë të kushtëzon vazhdimësinë, për mirë ose për keq”. -deklaroi Del Boske