Monaco kërkon Di Marian dhe Robben
Monaco synon të vazhdojë përforcimet e mëdha, edhe gjatë merkatos së verës. Sipas të përditshmes sportive franceze L'Equipe, nënkampionia e Francës ka shprehur interesim për transferimin e yllit të Real Madridit, Angel di Maria. Drejtuesit e Monacos janë të gatshëm të paguajnë rreth 50 milionë euro për blerjen e argjentinasit i cili ende nuk e dinë të ardhmen në Santiago Bernabeu ku nuk pritet të ketë vend në formacionin bazë, në sezonin e ardhshëm.
Në rast se nuk arrijnë marrëveshje për transferimin e Di Marias, Monaco tashmë ka gjetur planin B. Klubi francez ka identifikuar mesfushorin me tipare sulmuese të Bayern Munichut, Arjen Robben si alternativë për Di Marian. Të dy futbollistët do të jenë vështirë për t'u bindur që të largohen nga klube më të mëdha dhe kampionate më të mira, për të vazhduar karrierën në Ligue 1. Robben disa ditë ma parë gjatë një interviste u shpreh se nuk ka ndërmend të largohet me gjithë interesimin e Van Gaal duke theksuar se ndjehet I lumtur te Bayerni. Por, kur ke shumë para në dispozicion gjithcka mund të ndodh dhe trajneri I ri Leonardo Jardim mund ti gëzohet ndonjë blerje të madhe pasi në sezonin e kaluar Falkao ishte ylli që ju bashkua principatës që në atë kohë udhëhiqej nga Ranieri.