Manchester United gati 25 milion euro për Sanchez

Manchester United po përgatit një merkato verore mjaft aktive ku do të kërkojë të përforcojë sa më shumë të jetë mundur skuadrën, me qëllim rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Mësohet se një prej objektivave të radhës është anësori i Barcelonës Alexis Sanchez. Kileni është ndër lojtarët më të kërkuar në treg me në krye Juventusin që prej kohësh po kërkon ta transferojë në Torino. Ndërkohë sot mediat britanike raportojnë për një interesim të United për 27 vjeçarin, madje spekulohet se klubi 20 herë kampion i Anglisë ka gati edhe një ofertë prej 25 milion eurosh për futbollistin e Barcelonës.Sanchez zhvilloi një sezon mjaft të mirë, pa diskutim viti i tij më i mirë që kur kaloi për 42 milion euro nga Udinese për te katalanasit. Kjo ka bërë që lojtari i kombëtares së Kilit të jetë nën shënjestrën e shumë klubeve që dëshirojnë shërbimet e tij.Klubi i Manchester United përveç Sanchez nuk kërkon të heqë dorë edhe nga Thomas Muller. Gjermani është ndër lojtarët e preferuar të trajnerit Van Gaal dhe për këtë holandezi i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë gjithçka për ta sjellë bavarezin në " Old Trafford "

Muller debutoi me skuadrën e parë të Bajernit të Mynihut pikërisht në kohën kur Van Gaal drejtonte klubin gjerman, lidhur me këtë fakt sulmuesi 24 vjeçar ka deklaruar sei vetmi trajner që mund ta largojë një ditë nga bavaria është Louis Van Gaal.Përsa i përket merkatos në dalje shumë pranë largimit nga United janë Danny Wellbeck dhe Javier Hernandez, ky i fundit prej kohësh nën shënjestrën e Interit.