Juventus kërkon Hernandez dhe Lukakun

Juventus ka ndryshuar objektiva duke I shpallur rivalitet Interit për Chicharito Hernandez si dhe ëndrrën Romelu Lukaku. Planet e Marotës kanë ndryshuar sipasojë e vështirësive që ka shfaqur Reali për Alvaro Moratën dhe me Sanchez që vazhdon të mbetet si opsioni më I mirë. Bardhezinjtë do të nisin tratativat me meksikanin e Manchester United duke tendosur edhe njëherë nervat me zikaltrit dhe rrezikuar për blerjen e mundshme të Guarin.Hernandez dëshiron të largohet nga Manchester United duke parë që në vitin e fundit ka qenë jashtë planeve të djajve të kuq. Kartoni I tij shkon në 15 milionë euro, para të cilat bardhezinjtë ishin të destinuar ti shpenzonin për Moratën. Zonja e vjetër do të jenë e përqendruar në Kupën e Botës për të parë paraqitjet e tij dhe më pas të bëjnë ofertën e duhur.Në Brazil do të jetë edhe një futbollist tjetër që I pëlqen Contes. Bëhet fjalë për Lukakun, bomber i Belgjikës që ka shënuar 15 gola në sezonin e fundit në Angli në 31 ndeshje. Shpërthimi I tij erdhi te Evertoni pasi Chelsea nuk e kishte në planet e tij. Blutë e Londrës kërkojnë më shumë se 25 milionë euro për kartonin e tij. Kjo është një shifër e lart që vështirë se mund të ketë skonto nga Murinjo që gjithmonë ka qenë një armik I bardhezinjve që nga koha pjesë e Interit.