Joakim Lëv: Myler do të qëndrojë te Bayerni

Për fjalët e sulmuesit të Bayernit, Tomas Myler, se do të largohej nga Bayerni nëse nuk luante si titullar, ka reaguar edhe trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv. Ai ka theksuar se Myler do të vazhdojë të jetë pjesë e gjigandëve gjermanë edhe për shumë kohë pasi është një futbollist i rëndësishëm për atë ekip."Tomas ka një kontratë deri në 2017 me bavarezët. Unë besoj që tek Bayern e dinë mjaft mirë se pse Tomas Myler është aty. Në një skuadër aq fantastike nuk mund të zgjedhësh apo emërosh një lojtar që do të luaj të gjitha ndeshjet. Tomas Myler ka deklaruar shpesh që ndihet mirë që luan në Mynih. Bayern do të bëjë çdo gjë që ta mbajë Tomasin, edhe pas 2017-ës. Të dy palët e dinë se çfarë kuptimi kanë për njeri - tjetrin dhe unë nuk e shoh atë të larguar nga Bayern. Mynihu është shtëpia e tij." -deklaroi Joakim Lëv