Skolari: Do më pëlqente një finale Brazil - Argjentinë
Brazili do të luajë sot në mbrëmje miqësoren e fundit para Botërorit përballë Serbisë. Trajneri, Luiz Felipe Skolari, ka folur në koferencë për shtyp, para takimit të sotëm duke thënë se Brazilit i duhet ta fitojë këtë ndeshje për të nisur i qetë Botërorin. Gjithashtu trajneri u shpreh se do t'i pëlqente shumë që të luante finalen e Botërorit përballë Argjentinës.Ky Botëror është i fortë dhe nuk dihet si do shkojë deri në fund, por është mëkat që Argjentina të mos arrijë deri në fazën më të rëndësishme të kësaj gare. Ne shpresojmë që të shkojmë në finale, dhe po ashtu edhe Argjetnina. Në rast se do kishim një finale me këto dy kombëtare atëherë do të ishte e një niveli të lartë taktik." -u shpreh Skolari.Brazili është në Grupin A bashkë me Meksikon, Kamerunin dhe Kroacinë. Ata janë favoritët kryesorë për ta fituar këtë kompeticion duke qenë dhe vendi organizator.