Shokohet Franca, Riberi do të mungojë në Botëror

Mesfushori francez i Bajernit të Mynihut nuk do të mund të luajë përfundimisht në finalet e Botërorit të Brazilit, duke shkaktuar një shokuese te Franca. Flitej prej kohësh se Riberi do të mungonte dhe tashmë ka ardhur dhe konfirmimi zyrtar nga Kombëtarja franceze.Trajneri Didier Deshamp ka ftuar një lojtar tjetër në vend të tij, Remy Cabella të Montpelierit. Lojtari i Bajernit të Mynihut nuk kishte marrë pjesë në dy ndeshjet miqësore parapërgatitore të Francës kundër Norvegjisë (4-0) dhe Paraguajit (1-1). Qëllimi i stafit mjekësor të trikolorëve ishte riaftësimi në kohë i tij, por kjo nuk është bërë e mundur. Kontrollet më të fundit kanë konfirmuar pamundësinë e Riberisë për të luajtur me Francën në Brazil.