PSG ofertë stratosferike për Eden Hazard, 83 milion euro
Klubi i PSG është gati të bëjë edhe tentativën e fundit për Eden Hazard. Menjëherë pasi Chelsea dhe vetë Jose Mourinho deklaruan se nuk i intereson ta largojnë belgun klubi parisien përgatiti edhe ofertën më të lartë për mesfushorin e bluve të Londrës. PSG ofron plot 83 milion euro për Eden Hazard.Një shifër vërtetë e çmendur e cila do të tundonte jo vetëm londinezët por shumë klube në Europë.
Pasi përfundimit me sukses të tratativës për marrjen e David Luiz, klubi i PSG po shpreson që të sjellë nën kullën Eiffel edhe futbollistin 23 vjeçar.Chelsea ka refuzuar tashmë dy ofertat e para të klubit francez por nuk dihet se si do të reagojë përpara kësaj shifre stratosferike të ofruar nga parizienët.
Hazard zhvilloi një nga sezonet më të mira të karrierës së tij duke qënë lojtari më i vlerësuar i bluve të Londrës por problemet që futbollisti belg pati me trajnerin Mourinho pas eliminimit të Chelsea-t nga Liga e Kampionëve bën që spekulimet për largimin e 23 vjeçarit nga Londra të shtoheshin me kalimin e kohës.Vetë mesfushori ka kërkuar të qëndrojë sa më larg zërave të merkatos për tu fokusuar tek kupa e botës me kombëtaren e tij.Gjithsesi oferta e fundit prej 83 milion eurosh e PSG mund të bëj që shumë shpejt Eden Hazard të kalojë nga kryeqyteti anglez në atë francez.