Bradley Wiggins : Mund të mos marr pjesë në Turin e Francës

Turi Francës mund të humbasë një muaj para startit të tij një prej protagonistëve kryesor. Britaniku Bradley Wiggins ka deklaruar se mund ta bojkotojë evenimentin më të rëndësishëm të çiklizmit botëror për arsye se skuadra e tij Team Sky ka caktuar si kapiten Christopher Froome.

Wiggins u shpall fituesi i Tour de France në vitin 2012 dhe mbi supe ka edh 3 medalje olimpike, nga ana tjetër mungesën e britanikut në edicionin kaluar e shfrytëzoi më së miri bashkatdhetari dhe shoku i tij i skuadrës Froome i cili arriti të triumfonte në xhiron çiklistike të vendit transalpin.“ E gjithë skuadra është me Froome, për këtë jam tej mase i dëshpëruar. E ndjej se jam në formën time më të mirë dhe me gjithë se kam shumë dëshirë të marr pjesë në Turin e Francës ndoshta do të jem i detyruar të tërhiqem.” – u shpreh Wiggins

Më tej 34 vjeçari bëri të qartë se shumë shpejt mund të largohet nga Team Sky“ Po mendoj për alternativa të tjera, tashmë kam biseduar edhe me drejtues të disa skuadrave të ndryshme ” – përfundoi Bradley WigginsNëse britaniku me të vërtetë tërhiqet nga edicioni i këtij viti atëherë turi i Francës do të humbasë një prej çiklistëve më të mirë të momentit.