Mentor Zhdrella prezantohet te Partizani

Partizani po tregohet një nga ekipet më aktive në këtë merkato vere. Të kuqtë e kryeqytetit, kanë mbyllur së fundmi llogaritë me mesfushorin kosovar, Mentor Zhdrella. Futbollisti që do të mbajë numrin 7 te të kuqtë ka dalë para gazetarëve në krah të trajnerit Duro duke u prezantuar zyrtarisht si një futbollist i demave të kuq.Skënderbeu ishte ekipi i cili ishte gati për të firmosur me kosovarin, por Mentor Zhdrella vendosi të vishej i kuq. Duke ndjekur rrugën e shumë lojtarëve të tjerë kosovarë të afruar te Partizani.Sezonin që sapo u mbyll, Mentor Zhdrella është aktivizuar me KF Dritën në Kosovë, ndërkohë që ishte pjesë e kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e fundit, ndaj Turqisë dhe Senegalit, në të cilat u aktivizua si zëvendësues. Ai do të jetë një përforcim cilësor për 15 herë kampionët e Shqipërisë, duke pasur objektiv fitimin e trofeve me Partizanin.