Rahmani, Dosti, dhe Qose i bashkohen Kombëtares në miqësoren me San Marinon
Padyshim që trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, do të mbahet mend si trajneri i cili nuk ndalon së provuari emra të rinj në Kombëtaren Shqiptare. Në datën 8 Qershor, Shqipëria do të luajë përballë San Marinos në miqësoren e fundit.Tekniku italian ka grumbulluar për herë të parë në një ndeshje të ekipit përfaqësues, Armir Rrahmanin (Partizani), Kristi Qosen (Paok) dhe Albi Dostin (Teuta). Lajmi është bërë publik ditën e djeshme nga vetë De Biazi. Mungesa e Canës dhe Lenjanit në mbrojtje ka bërë që trajneri të mendojë për Qosen dhe Rahmanin. Albi Dosti është gjithashtu një mesfushor që pëlqehet nga tekinku italian.Ai u ka dërguar ftesa dje në mëngjes të tre lojtarëve, të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj San Marinos. Duke parë edhe kundërshtarin më se modest, italiani kërkon që të kryejë sa më shumë eksperimente me lojtarë të rinj, të cilët mund t’i bëjnë punë në një të ardhme të afërt.