Nuk ndalet Liverpool, siguron edhe Morenon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2014, 14:06
Mesa duket, drejtuesit e skuadrës angleze të Liverpool kanë menduar që në sezonin e e ardhshëm të kenë një ekip të mbushur me talente të rinj. Trajneri Rodgers po afron në ekip shumë lojtarë të të rinj dhe premtues për të ardhmen.Pas blerjes të dy talenteve, sulmuesit Rickie Lambert dhe mesfushorit Emre Can, "The Reds" sot kanë arritur marrëveshjen e radhës. Supertalenti spanjoll, Alberto Moreno thuhet se paraditen e sotme ka finalizuar marrëveshjen me Liverpoolin.
Mbrojtësi i majtë i Sevillas ka rënë dakord për t'u bashkuar me Liverpoolin për shumën e 22 milion eurove. Moreno thuhet se ka arritur marrëveshje 5 vjeçare me Liverpoolin dhe do të jetë ai i cili do të blindojë krahun e majtë të të kuqëve.