Mourinho: Hazard nuk do të largohet, ai do të vazhdojë me Chelsean

Klubi i madh francez, PSG po vazhdon të insistojë për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Eden Hazard. Lidhur me këtë çështje ka menduar vetë trajneri Joze Mourinho i cili ka dashur të sqarojë përfundimisht të ardhmen e Hazard.''Jo jo, nuk ka asnjë shans të ndodhë kjo. Hazard qëndron tek Chelsea'', u shpreh shkurt trajneri Portugez, kur u pyet në lidhje me të ardhmen e mesfushorit belg.Edhe vetë, Eden Hazard,  gjithashtu ka konfirmuar se nuk do largohet nga Chelsea dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e londinezëve edhe për disa vite të tjera. Hazard dhe Morurinho i mbyllin kështu përfundimisht derën PSG-së e cila e ka kërkuar me insistim talentin e Chelseat.