Projektet e teknologjisë në zgjedhje, mblidhet nesër KQZ

Nisja e procedurave për projektet e teknologjisë do të mbledhë nesër në mbledhje Komisionin Qëndror të Zgjedhje.Mbledhja e thirrur me kërkesë të dy prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste në KQZ, Denar Biba dhe Albana Shtylla do të mbahet në orën 16:00 të së enjtes, ku do të diskutohet në lidhje me marrjen e vendimit për nisjen e procedurave për projektet e teknologjisë për zgjedhjet 2013.Po kështu gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohet edhe në lidhje emërimin e auditeve të KQZ pranë Ministrisë së Brendshme.Të dy projektet pilot për zgjedhjet e 23 qershorit 2013, ai i leximit elektronik të kartës së identitetit në Qarkun e Tiranës, dhe numërimit elektronik në Qarkun e Fierit, rrezikojnë seriozisht dështimin. Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur që brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor të kryejë procesin e prokurimit të blerjes së pajisjeve elektronike që kërkon për realizimin e këtyre dy projekteve.Kodi Zgjedhor në nenin 179/1, pika 6 e tij, përcakton se “Procedurat e prokurimit, si rregull, duhet të përfundojnë jo më vonë se 6 muaj përpara zgjedhjeve për Kuvendin e vitit 2013”.