Mourinho: Italia do të jetë finaliste në Botëror, ka shanse dhe për ta fituar

Nuk mund të mungonte edhe parashikimi nga Joze Mourinho në këtë prag Botërori për skuadrën e cila mund të triumfojë në Brazil. Jose Mourinho, i cili bën tifo për Portugalinë e tij, ka bërë një parashikim shumë interesant"Italia? Ose e fiton, ose në finale. Italia mund të bëjë gjithçka. Grupi është shumë shumë i vështirë, por Italia është Itali". Kombëtarja e Prandellit ka futbollistë të talentuar, kanë eksperiencë dhe kanë gjithçka për të përballuar momente kaq të rëndësishme". -tha Mourinho."Tradita, besimi dhe grupi. them se janë karaktieristikat më të forta të të kaltërve. Po, besoj se Italia mund të bëjë shumë mirë në këtë Botëror"-mbylli deklaratën e tij Mourinho.