Verrati: Më pëlqejnë kritikat, falë tyre jam në Botëror

Talenti italian i PSG-së, Marko Verrati ka folur në lidhje më grumbullimin e tij në Kampionatin Botëror, "Brazil 2014" me Italinë. Verrati ka theksuar se ka punuar shumë për të qenë pjesë e të përzgjedhurve të teknikut Prandelli. Kanë qenë kritikat e shumta që ai ka marë, ato që e kanë ndihmuar të arrijë kaq lart. Ai gjithashtu flet edhe për dëmtimin e Montolivos si dhe mardhëniet e tij me Andrea Pirlon."Kritikat nuk i pëlqejnë askujt, por për mua kanë shumë vlerë. Nuk më pëlqën kur dikush ma bën qejfin kot. Mund të them se falë kritikave kam arritur kaq lart dhe të jem pjesë e Italisë në Botëror. Kur mora telefonatën e Prandellit u lumturova pa masë, pasi plotësova një ëndërr, por më vjen keq për ata që kanë mbetur jashtë. Megjithatë në futboll ka edhe zgjedhje." -tha Verrati.Mesfushori u ndal pak edhe tek dëmtimi i Montolivos si dhe përshtatja e tij në fushë së bashku me Pirlon. "Më vjen keq për Rikardon, ai u dëmtua në një moment të papërshtatshëm dhe do të na mungojë në Botëror. Është një mësfushor i shkëlqyer dhe shumë puntor. Pirlo? Mund të luajmë pa problem të dy në fushë, edhe pse kemi të njëjtin rol. Mua më pëlqen stili i tij dhe mundohem ta mar shembull. Së bashku do të jemi një dyshe shumë e mirë." -mbylli deklaratën e tij Marko Verrati.