Pas David Vijës, New York synon Ksavin dhe Lampard

Mesa duket, skuadra nga kontinenti i largët, New York nuk do të ndalet në merkato. Pasi ka siguruar shërbimet e sulmuesit spanjoll, David Villa, ata kërkojnë që të afrojnë në ekip edhe dy futbollistë të famshëm nga Europa.Bëhet fjalë për dy mesfushorët, Ksavin e Barcelonës dhe Lampard të Chelseat. Të dy këta futbollistë po ndiqen me kujdes nga drejtuesit e klubit amerikan dhe shumë shpejt mund të lenë Europën për t'ju bashkuar David Vijës tek New York.Lampard, tashmë 36 vjet shihet si i padëshiruar në ekipin e Chelseat nga trajneri Joze Mouninho dhe mund të largohet. Po ashtu edhe Ksavi ka lëshuar disa sinjale se mund të lerë Barcelonën gjatë kësaj merkato verore. Kaq ka mjaftuar dhe New York është hedhur në sulm për këta dy futbollistë. Si duket ekipi amerikan ka menduar të krijojë një ekip të mbushur me "yje" nga Europa.