Napoli hedh sytë nga Diego Lopez

E përditshmja spanjolle "Marca" ka zbuluar se portieri spanjoll, Iker Casillas do të vazhdojë të qëndrojë te Real Madridit edhe për disa sezone të tjera. Ka qenë dëshira e teknikut italian, Karlo Ançeloti i cili dashur që portën t'ja besojë Casillasit në vazhdim.Pas vendimit që Casillas do të qëndrojë, portieri i dytë, Diego Lopez do të largohet nga Madridi, me me shumë mundësi do të shkojë në drejtim të Napolit. Këta të fundit pas fjalëve të një largimi të mundshëm të Pepe Reinas tek Liverpool, kanë menduar që si zvëndësues së tij të jetë pikërisht portieri i Realit, Diego Lopez.Ekipi italian do të paraqitet së shpejti me një ofertë konkrete në zyrat e Real Madrid, pasi drejtuesit insistojnë se Diego Lopez është i duhuri për Napolin.