Ekipi ideal i Ligës së Kampioneve

Grupi i studimeve teknike të UEFA-s, ka zgjedhur ekipin ideal të Ligës së Kampionëve për sezonin e kaluar. Në fakt, është seleksionuar një numër prej 18 futbollistësh, të cilët do t'i ëndërronte cdo trajner botëror.

Në këtë listë figurojnë shtatë futbollistë të Real Madridit dhe vetëm një i Barcelonës, Andres Iniesta. Kampionët e Europës dominojnë listën me 7 futbollistë e. 3 i përkasin mbrojtjes, Carvajal, Ramos dhe Pepe, 3 mesfushorë, Di Maria, Luka Modric dhe Xabi Alonso dhe si një sulmues, pikërisht Cristiano Ronaldo, kryegolashënuesi i kompeticionit që vendosi rekordin historik me 17 gola Champions.Sa i përket Atletico Madridit, nënkampione e Europës, kanë katër lojtarë në ekipin ideal të UEFA-s. Në portë është Kurtua, në mbrojtje Godin, Në mesfushë Gabi dhe në sulm Diego Kosta.

Edhe Bayern Munichu përfaqësohet nga disa futbollistë,Nojer, Lahm, Kroos dhe Roben . Përveç Barcelonës, nga një kanë edhe Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund. Interesant është fati që në këtë list nuk mungon asnjë lojtarë I skuadrave italiane duke treguar se futbolli I të kaltërve në arenën europiane është në krizë të madhe.