Belusconi: Nuk kemi vendosur akoma nëse do e shesim apo jo Balotellin
Rikthehet të flasë për situatën tek Milani edhe presidenti i ekipit kuqezi, Silvio Berlusconi. "Bosi" u ndal kryesisht tek, trajneri i ri Inzagi, duke thenë se Milani shumë shpejt do të zyrtarizojë trajnerin e ri. Dëmtimi i Montolivos i cili do të mungojë në Botëror me Italinë si dhe çështjen "Balotelli". Berluconi tha se akoma nuk e ka marë një vendim nëse do ta shesë apo jo Super Marion."Dëmtimi i Montolivos do të jetë një humbje e madhe për Italinë. Ai është një futbollist që jep gjithmonë maksimumin dhe jam i bindur që do të ndjehet shumë mungesa e tij në Botëror. Më vjen keq që u dëmtua dhe u detyrua të kthehet në shtëpi, do të ishte një alternativë shumë e mirë për Prandellin" -tha Belusconi.Numri një i kuqezinjve u ndal pak edhe tek trajneri i ri i Milanit, Pipo Inzagi. "Vendimi do të meret kur të jemi mbledhur edhe njëherë me drejtuesit për ta diskutuar më mirë. Megjithatë jemi në pritje që ai të jetë trajneri i ri i Milanit."Në fund ai e mbylli me çështjen e sulmuesit Mario Balotelli, për të cilin është folur shpesh ditët e fundit në lidhje me një largim të tijin nga kuqezinjtë. "Nuk kemi vendsur akoma se çdo të bëjmë me Mario Balotellin. Jemi duke kërkuar emra të rinj për repartin e sulmit pasi na interesojnë. Nëse për Marion do të vijë një ofertë e mirë, sigurisht që do ta vlersojmë." -mbylli deklaratën e tij presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi.