Kolumbia shpall listën për në Botëror, Radamel Falkao nuk ia del
Tashmë çdo gjë është zyrtare, sulmuesi, Radamel Falkao nuk do të marë pjesë në Botërorin e Brazilit. Ai nuk është grumbulluar nga trajneri i Kolumbisë me 23 futbollistët që do të shkojnë drejt Brazilit, pasi vuan ende dëmtimin e disa muajve më parë.Ish sulmuesi i Atletico Madridit nuk ka qenë i gatshëm t'i ndihmojë shokët e ekipit gjatë këtij kompeticioni dhe thotë thekson se nuk ka dashur t'ja zërë vendin dikujt që është më në formë. "'Më vjen keq por nuk do të jem në Botëror, Nuk dua të bëhem pengesë dhe t'i ze vendin dikujt që është në formë. Ata kanë shpresa të mëdha, por do t'i ndihmoj dhe do ta mbështes ekipin ekipin nga jashtë. Ato duhet të vazhdojnë të besojnë se ne kemi lojtarë të mëdhenj dhe ne do të bëjmë paraqitje të mirë në Kupën e Botës. -deklaroi Falcao.Lista e plotë: Portierë: David Ospina (Nice), Faryd Mondragon (Deportivo Cali), Camilo Vargas (Independiente Santa Fe).Mbrojtës: Camilo Zuniga (Napoli), Pablo Armero (West Ham), Cristian Zapata (Milan), Mario Yepes (Atalanta), Carlos Valdes (San Lorenzo), Santiago Arias (PSV), Eder Alvarez Balanta (River Plate).Mesfushorë: James Rodriguez (Monaco), Abel Aguilar (Toulouse), Carlos Sanchez (Elche), Fredy Guarin (Inter Milan), Juan Fernando Quintero (Porto), Aldo Ramirez (Morelia), Alex Mejia (Atleico Nacional), Victor Ibarbo (Cagliari), Juan Guillermo Cuadrado (Fiorentina).Sulmues: Jackson Martinez (Porto), Teofilo Gutierrez (River Plate), Carlos Bacca (Sevilla), Adrian Ramos (Borussia Dortmund).