Juventusi hapa para për Alvaro Moratën dhe Marcelon

Në miqësoren e zhvilluar mbrëmë mes ish-yjeve të Real Madridit dhe atyre të Juventusit mungonte presidenti i madrilenëve Florentino Perez por drejtuesit e " Zonjës së Vjetër" nuk e humbën rastin për të biseduar rreth merkatos.

Objektivi kryesor i bardh e zinjve vazhdon të mbetet Alvaro Morata. Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit torinez tashmë është arritur. Flitet për një kontratë 5 vjeçare në të cilën spanjolli do të përfitoj rreth 2.3 milion euro në vit. Jo një kontratë e pa rezistueshme për 21 vjeçarin spanjoll por mundësia që i jepet të luajë si titullar dhe të jetë protagonist në Champions League e ka bërë iberikun të pranoje ofertën e Juves, problemi që duhet zgjidhur është akordi me Realin. Klubi ' merengue ' kërkon 30 milion ndërkohë që kampionët e Italisë janë gati të paguajnë deri në 15 milionë. Tratativa mund të zgjidhej nëse Juventusi mendon të largojë Arturo Vidal por për momentin Conte nuk duket i gatshëm të heqë dorë nga kileni. Zgjidhja e vetme që mbetet është një huazimi Motës me të drejtë blerje por edhe në këtë rast klubi madrilen kërkon të përfshijë në marrëveshje një tjetër klauzolë, atë të kundër blerjes. Do me thënë nëse talenti spanjoll blihet nga Juventusi pas huazimit atëherë Reali i Madridit ka të drejtë pas dy vitesh ta riblejë.

Por drejtuesit e Juves nuk folën me drejtuesit e Kampionëve të Europës vetëm për Moratën, pjesë e bisedimeve ishte edhe Marcelo. Për mbrojtësin situata duket disi më e thjeshtë. Brazilianit i skadon kontrata me Realin në vitin 2015 dhe për të madrilenët nuk kërkojnë më shumë se 10 milion euro shifër që drejtuesve të " Zonjës së vjetër " i duket e arsyeshme.

Një tjetër objektiv i bardh e zinjve për të përforcuar mbrojtjen është futbollisti i Benficës Siqueira. Klubi spanjoll i Granadës zotëron kartonin e lojtarit dhe Juvja duket e gatshme të fillojë tratativat për mbrojtësin 28 vjeçar. Për ish-lojtarin e Udineses është i interesuar edhe klubi i Interit.