Kortua: Do të më pëlqente të rikthehesha te Chelsea

Portieri belg i Atletiko Madrid, Tibout Kortua, ka deklaruar se mund të rikthehet tek Chelsea, pas Kupës së Botës. Kortua shpreson që, pas tre viteve në Spanjë, të marrë një telefonatë nga skuadra londineze. Pak ditë më parë edhe Murinjo i hapi rrugën kthimit në Londër portierit belg."Unë në Madrid ndihem shumë mirë, por edhe më duhet që të mendoj për karrierën time. Tani për tani nuk kam çfarë t’ju them. Do të flasim pas Kupës së Botës. Pas këtij eventi do të udhëtoj në Londër, për të biseduar rreth së ardhmes sime me Chelsean." -deklaroi Kortua.Ka qenë vetë trajneri Mourinho i cili ka shprehur dëshirën i pari për ta rikthyer Cortua në Londër. Kaq ka mjaftuar që dhe futbollisti të mendojë seriozisht rrikthimin e tij në Premier League, edhe pse e di që do ta ketë të vështirë t'i zerë vendin Peter Cheh.