City gati 37 mln euro për Fabregas
Manchester City është duke përgatitur një ofertë prej 37 milionë eurosh për Cesc Fabregas. Kampionia e Premierligës është ekipi më i vendosur për ta transferuar ish futbollistin e Arsenalit.
27 vjeçari pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës, pasi nuk gjeti hapësira të mjaftueshme në eksperiencën e deritashme, ndaj dhe rikthimi në Premier League shikohet si lëvizja më e mirë për të. Përvec Cityt, interesim për futbollistin spanjoll ka shfaqur edhe Manchester United, por edhe Liverpooli e Arsenali, që synon ta kthejë në Londër. Gjithashtu Chelsea e sheh zëvendësues ideal të Frank Lampard, i cili u largua nga skuadra londineze, pas eksperiencës 13 vjeçare.
City ndërkohë është skuadra e cila mesa duket do të bëjë lëvizjen e parë teksa është edhe në pritje të qartësimit të të ardhmes së mesfushorit jaja Ture që ka theksuar se nuk dnjehet I lumtur në Etihad Stadium. Trajneri I Arsenalit, venger do të jetë rivali kryesor pasi e dëshiron me cdo kusht mesfushorin spanjoll të cilin e ka pasur më parë te topcinjtë. Kontrata e Fabregas skadon pas dy vjetësh. Ngelet të shohim në ditët në vijim se cili do të jetë destinacioni I tij I ardhshëm teksa në Spanjë ankandi për të ka filluar dhe fillon nga 37 milionë euro.