Milani hedh sytë nga Marcelo

Sipas mediave spanjole Milani është gati për të bërë një "goditje" të fortë fjatë kësaj merkato verore. Skuadra që së fundmi pritet të drejtohet nga Pipo Inzaghi, është duke planifikuar të sjellë në Milano, mbrojtësin e krahut të majtë të Real Madridit, Marcelo.Gjatë edicionit që sapo e kaluam, marcelo pati një lëndim i cili i kushtoi në fund me humbje të vendit në formacionin startues të skuadrës. Trajneri i "Los Blancos" e zvëndësoi me Coentraon dhe mungesa e Marcelos nuk u ndje shumë në fushën e lojës.Kuqezinjtë e Milanit janë duke e monitoruar me vëmendje gjendjen aktuale të Marcelos, dhe pritet që të dërgojnë ofertë zyrtare për mbrojtësin pas përfundimit të Kupës së Botës. Marcelo momentalisht është pjesë e Kombëtarës së Brazilit, e cila është duke i bërë përgatitjet e fundit, dhe mbrojtësit pritet t'i besohet krahu i majtë i mbrojtjes në këtë kompeticion.