Nga Zidane te Nedved, sfidën e veteranëve e fiton Real Madrid
U luajt sot në mbrëmje një sfidë e veçantë mes Real Madrid dhe Juventus. Një sfidë e mbushur plot me "yje" të cilët kanë dhënë gjithçka për këto dy ekipe në të kaluarën. Veteranët Juventusit dhe ata të Real Madrid sfiduan sot njëri - tjetrin në sfidën e cila vleu për të realizuar projektin e" Unesco-s".Plot 430 mijë euro të mbledhura nga kjo ndeshje për t'i shkuar në ndihmë ushtarëve dhe fëmijëve të varfër në Mali dhe Afrikën qëndrore. Ndeshja u luajt përpara 22 mije spektatorëve në stadiumin e vjetër të Juventusit "Dele Alpi" dhe u fitua nga Real Madridi me rezultatin 5-1.Legjendat nga të dyja ekipet ishin pa numër. Tek Real Madrid bënin pjesë futbollistë si, Zidane, Sedorf, Figo, Morientes, Guti edhe shumë të tjerë, nga ana tjetër Juve kishte në përberje emra si Davis, Nedved, Tachinardi, Ferrara, Camoranesi etj. "Yjet" e Real Madrid të udhëhequr nga Zidane kanë bërë diferencën duke shënuar plot 5 gola.Moment i veçantë ishte dhe kur po afrohej fundi i ndeshjes. Zidane vesh fanelën e Juventusit, pasi e ka pasur një të kaluar edhe tek ky ekip duke luajtur disa minuta me Juventusin. Ndeshje e mbushur plot me emocione dhe spektakël dhe mbi të gjitha e vlefshme për nje vepër kaq humane.