Jose Mourinho : Italia pretendente kryesore
Jose Mourinho në një prononcim për kanalin e njohur televiziv Europsport ka dhënë parashikimin e tij se kush do të jetë pretendenti kryesor për të triumfuar në Brazil. Si gjithmonë portugezi nuk i rezervon surprizat, për teknikun e Chelsea-t përfaqësuesja më e favorizuar për të fituar kupën e botës është Italia e Cesare Pandellit.
Nuk është se italianët janë një skuadër për mos tu marrë në konsideratë por kur në botëror merr pjesë kampionia e botës dhe e Europës në fuqi Spanja si dhe vendi mik pritës Brazili duket pak me rrezik ta cilësosh Italinë si favorite kryesore, gjithsesi sa herë që Mourinho flet duhet marrë në konsideratë.
“ Mendoj se Italia ose do të fitoj botërorin ose minimumi do të shkoj në finale. Nga të kaltrit mund të presësh gjithçka, grupi në të cilin bëjnë pjesë është shumë i vështirë, por Italia është Italia.” – u shpreh ish-trajneri i Interit
“ Kombëtarja e Prandellit ka lojtarë të talentuar, ka përvojën e duhur për të përballuar kompeticione të tilla mjaft të rëndësishme. Ashtu si e përmenda Italia mund të bëjë gjithçka, sigurisht grupi ku do të luajnë italianët është i fortë por nëse e kalojnë me sukses atëherë me të vërtetë që kanë mundësi të triumfojnë. Besoj se tradita që italianët kanë, besimi në vetvete dhe forca e grupit mund ti udhëheqin drejt suksesit. Besoj vërtet se Italia do të bëj shumë mirë në botëror.”- përfundoi tekniku i bluve të Londrës
Kur dëgjon këtë deklarate të Jose Mourinhos të lind dyshimi nëse 51 vjeçari vazhdon të mbështesë kombëtaren portugeze apo tashmë është shëndrruar në tifoz i kombëtares së kaltër.