Manchester City dhe Chelsea kërkojnë shërbimet e Fabregas

Cesc Fabregas u bë disa javë që po lëviz merkaton e shumë klubeve të njohura europiane. Spanjolli ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Katalunjë duke bërë që klube si Arsenali, Manchester United apo Liverpooli të vendosen në radhë të parë për të përfituar shërbimet e tij.

Dje u mësua nga mediat spanjolle edhe shifra për të cilën Barcelona është e gatshme të heqë dorë nga mesfushori iberik. Kush do që kërkon Fabregas duhet ti paguajë klubit blaugran jo më pak se 36 milion euro. Sot mediat britanike kanë raportuar për interesimin e dy klubeve angleze që nuk janë përmenduar më parë. Ata janë kampionët e Premier League-s Manchester City dhe Chelsea i Londrës. Qytetarët po përballen me çështjen Yaya Toure, futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka shprehur pa kënaqësi në drejtim të klubit anglez ndërkohë që pak ditë më parë deklaroi se do të ishte një nder për të po të luante me PSG, duke i dhënë një sinjal City-t se po mendon largimin nga Kampionët e Anglisë.

Një largim i mundshëm i Toure-s po bën që drejtuesit anglez të mendojnë për zëvendësuesin e tij dhe Fabregas është lojtari i duhur i cili mund të plotësonte boshllëkun që mund të linte largimi i afrikanit.

Nga ana tjetër mediat spanjolle raportojnë sot për një interesim të klubit Chelsea-t për shërbimet e Frabregas madje iberikët shkojnë deri aty sa e konsiderojnë shumë pranë akordin mes Barcelonës dhe klubit londinez. Jose Mourinho po kërkon të ndërtojë një skuadër të denjë për të luftuar për titull dhe për të shkuar larg në Champions dhe pasi qëndroi në hije përsa i përket Fabregas duket se tashmë e ka hedhur hapin kryesor për ta sjellë 27 vjeçain sërish në Londër për kësaj radhe jo tek Arsenali por tek blutë e Roman Abramovich.