Fotolajm: David Villa prezantohet tek New York

Ish sulmuesi spanjoll i Atletiko Madrid, David Villa është prezantuar sot zyrtarisht tek ekipi i tij i ri në SHBA, New York City. Villa ka menduar që ta vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se mosha e tij nuk ishte shumë e madhe. Spanjolli do të mbajë në fanelë numrin e tij të preferuar, 7.Sulmuesi deklaroi se projekti i ofruar nga skuadra amerikane ishte i parefuzueshëm për të dhe familjen e tij. Villa ndoqi hapat e lojtarëve të mëdhenj si Becham apo Henry të cilët pas një karriere të suksesshme në Europë vendosën ta vazhdojnë karrierren ne kontinentin e largët amerikan.