Joakim Lëv: Kam bërë zgjedhjen e duhur, në Brazil grumbullova më të mirët

Trajneri i Kombëtares gjermane Joakim Lëv ka folur pas publikimit të listës me 23 futbollistët që do të marrë me vete në Brazil. Lëv thekson se ka bërë zgjedhjen e duhur duke marë me vete më të mirët. "Jam 100% i sigurtë për të gjithë. Kemi bashkimin e duhur të shumë lojtarëve të rinj e me shumë talent dhe atyre që kanë shumë përvojë në turne të tillë dhe e dinë se çfarë i pret. Skuadra jonë është e balancuar, çdo pozicion është i dubluar. Lojtarët tanë kanë karakter, skuadra ka karakter. Me këtë skuadër ne fluturojmë me besim drejt Brazilit, ku kemi synime të mëdha." -tha LëvTrajneri bëri dhe një koment për 3 lojtarët që i la jashtë, ku mes tyre bën pjesë edhe mbrojtësi Shqiptar, Shkodran Mustafi. "Çdo lojtar ka punuar në mënyrë të shkëlqyer. Ata kanë bërë atë që unë dua. Sigurisht, vendimet m'i kanë bërë të vështira. Shkodrani, Marceli dhe Kevini janë të zhgënjyer tani dhe unë e kuptoj këtë, por ata kishin çdo të drejtë për të shpresuar për një vend në Brazil. Hansi Flick dhe unë i kemi njoftuar paraprakisht ata në intervista personale. Të tre kanë opsione sa të duan në karrierën e tyre për të luajtur disa turne të mëdhenj në të ardhmen. Unë e pashë të arsyeshme që të ishin ata të tre të cilët do largoheshin. Më vjen keq por zgjedhja duhej bërë." mbylli deklaratën e tij trajneri Lëv