Fotolajm: Imobile prezantohet tek Borusia Dordmund

Sulmuesi iitalian i Torinos, Ciro Immobile, është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i Borussia Dortmund në Bundesligën gjermane.. Imobile la sot në mëngjes stërvitjen me kombëtaren e Italisë e cila po zhvillon përgatitjet për Kupën e Botës në Firence, për të udhëtuar në Gjermani që të nënshkruajë kontratën me Borussia Dortmund. Sulmuesi i Italisë, i kushtoi Borussia Dortmund 19.5 milionë euro. Ai shihet nga trajneri Klopp si zvëndnësuesi ideal i Levandovskit i cili u largua për tek Bayern. Imobile do të jetë edhe një nga sulmuesit kryesorë të Italisë për në Botëror.