Chelsea në gjurmët e Koke-s

Dje u spekulua për një interesim të Chelsea-t për mesfushorin e Barcelonës Cesc Fabregas madje u raportua se marrëveshja mes katalanasve dhe klubit londinez ishte mjaft pranë ndërkohë që sot një tjetër futbollist po përmendet si objektivi numër një për mesfushën e Jose Mourinhos. Ai është numri 6 i Atleticos së Madridit Koke. Spanjolli zhvilloi një sezon të shkëlqyer me “ los colchoneros “ dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane duke përfshirë këtu Arsenalin,Liverpoolin, Barcelonën dhe Manchester United.

Chelsea po kërkon të përforcohet në mesin e fushës edhe pse sezonin e ardhshëm Frank Lampard nuk do të jetë më pjesë e londinezëve pasi marrëveshja e tij me klubin anglez përfundoi dhe të dyja nuk arritën të gjenin akordin për të vazhduar bashkë-punimin, në këtë mënyrë Lampard do të largohet nga “ Stamford Bridge” pas plot 13 vitesh.Me sa duket Jose Mourinho po kërkon të ndërtojë një Atletico Madrid në Londër, pasi përveç talentit 22 vjeçar Koke nën shënjestrën e Chelsea-t janë edhe 4 futbollistë të tjerë të cilët sezonin e fundit ishin protagonist në skuadrën e Simeones. Ata janë Filipe Luiz, Diego Godin. Tiago Mendes dhe tashmë u shumë përmenduri si objektiv i bluve të Londrës Diego Costa. Po ti shtosh këtu edhe Courtois i cili me shumë mundësi do të rikthehet tek londinezët atëherë me të vërtetë sezoni tjetër mund të kemi një Atletico Madrid që luan në Premier League.

Nëse shumë lojtarë pritet të mbërrijnë tek Chelsea një tjetër futbollist është në prag largimi, ai është Romelu Lukaku. Një nga klubet e interesuara së fundmi për shërbimet e belgut është Wolfsburgu. Sulmuesi 21 vjeçar ishte pranë Dortmundit por mbërritja e Immobiles tek verdh e zinjtë bëri që tashmë Wolfsburgu të ketë më shumë mundësi ta transferojë ish-lojtarin e Evertonit në Gjermani.