Canaj - Ndreu, në krye të Kukësit, largohet Starova dhe Gezdari

Ekipi i Kukësit ka menduar të bëjë ndryshime rrënjësore në stafin drejtues. Trajneri, Sulejman Starova dhe drejtori teknik, Edmond Gezdari janë larguar për t'u zvëndsuar nga Agim Canaj dhe Ramadan Ndreu, i pari trajner dhe i dyti drejtor teknik.Gjatë pasdites së djeshme presidenti Safet Gjici ka diskutuar gjerësisht me dy drejtuesit e rinj, dhe kanë rënë dakort që ata të nisin nga puna. Presidenti Gjici i ka besuar Ndreut rolin e drejtorit teknik, teksa ky i fundit e ka pranuar. Stoli i është besuar Agim Canajt i cili është një trajner me shumë eksperiencë në Superligën Shqiptare.