Zhdrella "driblon" Skënderbeun, firmos me Partizanin
Mesfushori kosovar, Mentor Zhdrella ka vendosur të vishet i kuq, duke ndjekur rrugën e shumë lojtarëve të tjerë kosovarë, që erdhën sezonin e shkuar në radhët e Partizanit. Për mesfushorin kosovar flitej se kishte arritur një akord me Skënderbeun, por lojtari ka zgjedhur përfundimisht Partizanin.Zhdrella do të jetë një përforcim cilësor për 15 herë kampionët e Shqipërisë, pasi është një lojtar shumë i dalluar në Kosovë. Zyra për shtyp e Partizanit ka njoftuar se marrëveshja me Zhdrellën është arritur pas takimit që sulmuesi 25-vjeçar ka zhvilluar me presidentin Gazment Demi, me të cilin ka rënë dakort për të gjitha kushtet e bashkëpunimit. Sezonin që sapo u mbyll, Mentor Zhdrella është aktivizuar me KF Dritën, ndërkohë që ishte pjesë e kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e fundit, ndaj Turqisë dhe Senegalit, në të cilat u aktivizua si zëvendësues. Pezantimi i Zhdrellës do të bëhet gjatë kësaj jave