Projektohet bashkëpunimi, Diego Costa te Chelsea, Lukaku i bashkohet Atletikos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2014, 14:46
Chelsea i Mourinhos vazhdon ta mbajë sulmuesin e talentuar, Romelu Lukaku si një mundësi për ta përfshirë në marrëveshjet që bën në raste të transferimit të lojtarëve. Sipas mediave britanike, Mourinho mund ta shfrytëzojë belgun si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Diego Costas."Blutë" e Londrës thuhet se tashmë kanë arritur marrëveshjen për sulmuesin spanjoll për një shumë prej rreth 39 milionë eurosh. Diego Costa shumë shpejt do të veshë fanelën e Chelseat.Ndërkohë, Lukaku mund të shkojë në drejtim të Atletikos në formë huazimi si pjesë e marveshjes me Chelsean. Chelsea kërkon 30 milion euro për Lukakun, por deri më tani nuk ka klube të gatshme për blerjen e 21-vjçarit, dhe si rrjedhojë Chelsea do të përfishjë në këtë marveshje.