Interi i ofron Juventusit Fredy Gurain në shkëmbim të Marchisios
Interi po kërkon të përforcohet sidomos në mesin e fushës. Mediat italiane raportojnë sot për një shkëmbim të mundshëm mes Juventusit dhe Interit, për zi-kaltrit ashtu si në Janar është po i njëjti lojtar që mund të kalojë tek bardh e zinjtë pikërisht Fredy Guarin ndërsa futbollisti që mund të bëjë rrugën e kundërt nuk është më Vucinic por Claudio Marchisio.Klubi milanez e sheh lojtarin e kombëtares italiane si një përforcim mjaft të rëndësishëm për edicionin tjetër dhe përveç kartonit të 27 vjeçarit kolumbian është i gatshëm ti paguajë juventinëve dhe një shumë të ardhurash.Tratativa është në fazat fillestare dhe shumë gjëra duhen përcaktuar përpara se ky shkëmbim të realizohet. Antonio Conte e konsideron Marchision si një lojtar mjaft të rëndësishëm për skemën e tij të lojës por sezoni i kaluar nga italiani nën hijen e Vidal dhe Pogba po bën që ndoshta mesfushori i bardh e zinjve ta mendojë një largim të mundshëm nga Torino.Nga ana tjetër Guarin e ka shprehur prej kohësh dëshirën e madhe që ai ka për tu veshur bardh e zi, këtë e tregoi edhe në merkaton e Janarit kur ishte shumë pranë kalimit në Torino.Një tjetër faktor mjaft i rëndësishëm që mund të ndikojë në këtë tratativë mes “ Zonjës së Vjetër “ dhe Interit është merkato në dalje e torinezëve. Nëse Pogba dhe Vidal qëndrojnë në Torino atëherë me shumë mundësi Conte do ti jepte të drejtë klubit ta linte të lirë Marchision në rast të kundërt tekniku leçez nuk do ta aprovonte largimin e 28 vjeçarit nga kampionët e Italisë.