Riberi: Nuk e di nëse do të luaj dot në Botëror

Kombëtarja e Francës, rrezikon të shkojë në Botërorin e Brazilit pa një prej yjeve të saj. Mesfushori i Bayernit, Frenk Riberi ka një problem në shtyllën kurrizore dhe sipas mediave sportive në francë, pjesëmarrja e tij në kompeticionin më të rëndësishëm në botë është në dyshim. Frenk Riberi fle personalisht për gjendjen fizike të tij duke theksuar se nuk është i sigurt për pjesmarrjen e tij në Botëror. “Ende nuk e di nëse do jem në Brazil apo jo, por mund të them se situata është shumë e vështirë”. -tha Riberi. Ndërkohë që presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, në një deklaratë të bërë, qetësoi tifozët ditën e shtunë duke sqaruar se pas skanimeve të kryera, rezultoi se pjesëmarrja e mesfushorit të krahut nuk rrezikohet dhe sipas tij, Riberi do të jëtë në Brazil.