Mançester Junajtid gati të bëj "çmendurira" për Luis Suarez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2014, 14:02
Mançester Junajtid po projekton që tani ekipin për sezonin e shkuar. Trajneri i ri, Luis Van Gal ka në dispozicion një shumë të madhe për të shpenzuar në këtë merkato verore. Skuadra e madhe angleze, po mendon seriozisht transferimin e lojtarit më të urryer në vitet e fundit për ta, uruguaianin e Liverpool, Luis Suarez.80 milion euro mund të paguajë Junajtid për lojtarin që shënoi më shumë gola nga të gjithë këtë sezon në Premier League, duke u shpallur dhe golashënues. Do të ishte një befasi e madhe që në një skuadër të shikosh , Evran dhe Suarezin si bashkëlojtarë, pasi konfliketet e këture dy futbollistëve i njohin të gjithë. Edhe pse Liverpooli vështirë se mund të lejojë shitjen e "yllit" të skuadrës tek skuadra rivale.