Gjermania shpall listën e Botërorit, Mustafi mbetet jashtë
Trajneri i Kombëtares gjermane, Joachim Lëv, ka publikuar sot listën përfundimtare prej 23 futbollistëve të ftuar për Kampionatin botëror që do të startojë pas 10 ditësh në Brazil. Ëndrra e mbrojtësit Shqiptar, Shkodran Mustafit për ta përfaqësuar Gjermaninë në Kampionatin botëror është shuar, pasi Lëv e ka lënë jashtë liste. Joakim Lëv është përpjekur të afrojë futbollistët më të mirë dhe që gëzojnë një formë të pëlqyeshme. Trajneri tha gjithashtu se 3-shja, Nojer, Lahm dhe Kehdira janë përdundimisht gati për Botërorin.
Lista e plotë
Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Roman Weidenfeller (Borussia Dortmund), Ron-Robert Zieler (Hannover)
Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern Munich), Erik Durm, Kevin Grosskreutz (Borussia Dortmund), Benedikt Hoewedes (Schalke 04), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Philipp Lahm (Bayern Munich), Per Mertesacker (Arsenal)
Mesfushorë: Julian Draxler (Schalke 04), Matthias Ginter (Freiburg), Mario Gotze (Bayern Munich), Christoph Kramer (Borussia Monchengladbach), Sami Khedira (Real Madrid), Toni Kroos (Bayern Munich), Mesut Ozil (Arsenal), Marco Reus (Borussia Dortmund), Andre Schurrle (Chelsea), Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich)
Sulmues: Miroslav Klose (Lazio), Thomas Muller (Bayern Munich), Lukas Podolski (Arsenal)